Çmimet e teksteve shkollore janë rritur, gazetarja publikon një video: 80 euro nuk mjaftojnë - Gazeta Express
string(90) "cmimet-e-teksteve-shkollore-jane-rritur-gazetarja-publikon-nje-video-80-euro-nuk-mjaftojne"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 14:34

Çmimet e teksteve shkollore janë rritur, gazetarja publikon një video: 80 euro nuk mjaftojnë

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 14:34

Data 1 shtator shënon fillimin e vitit shkollor në vend.

Mirëpo, ende pa filluar ky vit shkollor janë evidentuar disa probleme sidomos me subvencionimin e sigurimin e librave.

Ministria e Arsimit ka vendosur të ndajë 80 euro për blerjen e librave për nxënësit.

Mirëpo, kjo shumë po duket se është e pamjaftueshme për pajisjen me të gjitha tekstet shkollore të nevojshme.

Gazetarja Drita Loshi ka publikuar një video të disa librave, ku shihen se janë rritur çmimet e teksteve, duke e bërë edhe më të vështirë situatën për prindërit.

Sipas Loshit, subvencionimi nuk e mbulon vlerën e plotë të librave dhe se barrën e kësaj e bartin prindërit.

“Shqetësuese!

Mashtrimi me çmime bëhet vetëm aty ku mungon çdo kontroll. Fatkeqësisht, viktima mbeten prindërit që mezi ia dalin të kompletojnë librat e fëmijëve. Subvencionimi nuk e mbulon vlerën e plotë as të librave, e lëre më të fletoreve e pajisjeve të tjera të domosdoshme për shkollë. Dhe kështu, barra bie sërish mbi supet e qytetarëve”, shkroi ndër të tjera gazetarja Loshi.