Mbrëmë është mbyllur edicioni i 53-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Me shfaqjen ‘Unë jam vetë grua’ u mbyll mbrëmja e fundit e reporterit të shfaqjeve që u dhanë në Teatrin Adriana në Ferizaj.
Përderisa Aurita Agushi, u zgjodh aktorja më e mirë, çmimin shfaqja më e mirë e fitoi ‘Udhëtimi i gjatë drejt natës’ me regji të Iliriana Arifit.
Të gjitha çmimet:
Aurita Agushi – Aktorja më e mire
Shkumbin Istrefi – Aktori më i mirë
Arta Selimi – Aktorja më e mirë në rol dytësor
Zhaneta Xhemajli – Ylli i ri në ngritje
Njomza Luci – Kostumografi më e mirë
Bekim Korca – Skenografi më i mirë
Ilir Bokshi – Regjisori më i mirë
Butrint Pasha – Çmimi Special
Këtë vit u nda edhe një çmim tjetër ai i “Ylli i ri në ngritje”, çmim ky që ketë vit iu nda Zhaneta Xhemajlit.
Juri profesionale e këtij festivali ishin Ilirjan Himaj, Getoarbë Mulliqi dhe Mentor Zymberaj.
/Express