Mbrëmë është mbyllur edicioni i sivjetmë i festivalit të teatrove shqiptare “Moisiu”, i cili këtë vit u mbajt në Prishtinë.
Në ditën e mbylljes u ndanë çmimet e festivalit. Shfaqja më e mirë u zgjodh “Si ta doni” nga Teatri Kombëtar i Tiranës, regjia më e mirë ju nda Norbert Rakowskit me shfaqjen “Martesa” në Teatrin Kombëtar të Kosovës, aktori më i mirë u zgjodh Viktor Zhusti në shfaqjen “Babai”, aktorja më e mirë Luli Bitri në shfaqjen “Si ta doni”, aktori i dytë më i mirë u zgjodh Florian Agalliu nga shfaqja “Si ta doni”, aktorja e dytë më e mirë u zgjodh Sheqerie Ilazi në shfaqjen “Në përballje me vdekjen”, artisti më i mirë Trupa e aktorëve A.Z. Cajupi, aktorja e re më e mirë Ajshe Useini nga shfaqja “Marrëdhëniet”, çmimi i kritikës i takoi shfaqjes “Martesa”.
Një çmim tjetër ishte edhe ai i karrierës që këtë vit iu nda Enver Petrovcit.