"Çmenduri" për Botërorin 2026: mbi 500 milionë kërkesa për bileta për vetëm 7 milionë vende - Gazeta Express
string(88) "cmenduri-per-boterorin-2026-mbi-500-milione-kerkesa-per-bileta-per-vetem-7-milione-vende"

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 13:48

“Çmenduri” për Botërorin 2026: mbi 500 milionë kërkesa për bileta për vetëm 7 milionë vende

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 13:48

Interesimi për Kupën e Botës 2026 ka arritur nivele rekord.

Sipas të dhënave të publikuara nga FIFA, janë bërë më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta, ndërkohë që stadiumet e turneut kanë kapacitet për vetëm rreth 6–7 milionë vende.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, konfirmoi se kërkesa globale për bileta është shumë herë më e madhe se oferta, përcjell “Gazeta Express”.

Ai theksoi se gjatë fazës së aplikimit, që zgjati 33 ditë, tifozët nga e gjithë bota dërguan miliona kërkesa çdo ditë.

Turneu i vitit 2026 do të jetë edhe më i madh se edicionet e kaluara, pasi për herë të parë do të marrin pjesë 48 kombëtare dhe do të zhvillohen 104 ndeshje.

Kampionati do të organizohet në tre vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Megjithatë, pavarësisht zgjerimit të turneut dhe rritjes së numrit të ndeshjeve, kërkesa për bileta është shumë më e madhe se oferta, duke e bërë shumë të vështirë për tifozët që ta sigurojnë një vend në stadium. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement