"Çmendet" sfida, Irani shënon dy gola në fund dhe fiton ndaj Uellsit - Gazeta Express
string(65) "cmendet-sfida-irani-shenon-dy-gola-ne-fund-dhe-fiton-ndaj-uellsit"

Botërori 2022

Gazeta Express

25/11/2022 13:05

“Çmendet” sfida, Irani shënon dy gola në fund dhe fiton ndaj Uellsit

Botërori 2022

Gazeta Express

25/11/2022 13:05

Irani ka shënuar një fitore të madhe ndaj Uellsit me rezultat 2:0.

Golat erdhën tek në minutat e fundit të ndeshjes, e që çmendi tifozët iranianë, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, në minutën e 16-të, Gholizadeh realizoi për Iranin, por pas shikimit nga VAR-i goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Irani pati iniciativën, madje duke e goditur dy herë shtyllën.

Momenti kyç i ndeshjes ishte në minutën e 86-të, kur portieri i Uellsit, Hennessey u ndëshkua me karton direkt të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.

Ky ishte njëherit kartoni i parë i kuq në këtë Kampionat Botëror.

Në fund të sfidës, Cheshmi realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e nëntë shtesë.

Dy minuta më pas, Rezaeian e dyfishoi epërsinë e Iranit.

Me këtë fitore, tani Irani ka tri pikë në vendin e dytë, kurse Uellsi mbetet i fundit me një pikë gjithsej.