Çmendet Milani, e përmbys 3:2 Juventusin - Gazeta Express
string(38) "cmendet-milani-e-permbys-32-juventusin"

Çmendet Milani, e përmbys 3:2 Juventusin

Gazeta Express

07/07/2020 23:17

Milani e ka kaluar në epërsi 3:2 kundër Juventusit, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në San Siro.

Franck Kessie dhe Leao shënuan dy gola të shpejtë për ta barazuar dhe pastaj për ta kaluar në epërsi Milanin, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kessie shënoi për 2:2 në minutën e 62-të, pas një aksioni të bukur të kuqezinjve.

Vetëm dy minuta më vonë, Leao e kaloi skuadrën e Stefano Piolit në epërsi për herë të parë në këtë takim.