Club Brugge paralajmëron Milan për Ardon Jasharin: “Nuk është vetëm Milani i interesuar” - Gazeta Express
string(85) "club-brugge-paralajmeron-milan-per-ardon-jasharin-nuk-eshte-vetem-milani-i-interesuar"

Futboll

Gazeta Express

21/07/2025 11:16

Club Brugge paralajmëron Milan për Ardon Jasharin: “Nuk është vetëm Milani i interesuar”

Futboll

Gazeta Express

21/07/2025 11:16

Trajneri i Club Brugge, Nicky Hayen, ka deklaruar se situata e Ardon Jasharit është shumë e qartë dhe ka paralajmëruar Milanin se nuk janë të vetmit të interesuar për mesfushorin e talentuar zviceran, ndërkohë që kapiteni i klubit Hans Vanaken i ka kujtuar Rossonerëve se duhet të paguajnë 40 milionë euro, ose të harrojnë transferimin.

Milani ka arritur marrëveshje personale me Jasharin, por deri më tani, të gjitha ofertat që kanë mbërritur në drejtim të belgëve janë refuzuar kategorikisht. Brugge kërkon një shifër të qartë: 40 milionë euro, dhe nuk ka ndërmend të lëshojë pe.

Pas fitores 2-1 të Club Brugge ndaj Union Saint-Gilloise në Superkupën e Belgjikës, trajneri Hayen deklaroi:

“Situata është shumë e qartë. Ai duhet të rikthehet në stërvitje të hënën. Në futboll, gjërat mund të komplikohen shumë shpejt. Kjo është një situatë komplekse, por unë kam besim te klubi që do ta menaxhojë siç duhet. Do të shohim si do të përfundojë.”

“Nuk është vetëm Milani i interesuar”

Jashari nuk mori pjesë në finalen e Superkupës dhe ditët e fundit refuzoi edhe të bëjë foton e ekipit, duke i dhënë edhe më shumë zë zërave për largim të afërt.

Trajneri Hayen shtoi:

“Nuk mund të tregoj gjithçka që më thonë drejtuesit e klubit, por e di mirë se çfarë presin nga kjo shitje. Ata do të flasin kur të vijë koha. Çdo gjë është shumë e qartë. Duhet të qëndrojmë të qetë. Nuk mund ta parashikojmë çfarë do të ndodhë ditët e ardhshme, sidomos sepse Milani nuk është klubi i vetëm që po interesohet.”

Raportohet se edhe West Ham dhe Nottingham Forest kanë bërë oferta, por sipas Fabrizio Romano, vetëm Milani është zgjedhja e Jasharit.

Club Brugge kërkon 40 milionë euro, ndryshe nuk lëviz

Kapiteni Vanaken ishte edhe më i drejtpërdrejtë:

“Nuk kemi zgjidhje tjetër përveç ta menaxhojmë kështu. E dimë që Jashari është në bisedime me Milanin dhe aktualisht nuk ndihet i gatshëm të luajë për ne. Ata që kanë luajtur në vend të tij treguan se janë të denjë për këtë fanellë. Nëse ai nuk dëshiron më të luajë për Brugge, do të vazhdojmë përpara. Jeta vazhdon.”

“Nëse rikthehet te grupi, do ta trajtojmë si lojtar të Club Brugge. Ai është ende vlerë për ekipin. Fatkeqësisht, kjo nuk është në dorën tonë. Varet nga Jashari, klubi dhe Milani. Ne fokusohemi te loja.”

Vanaken shtoi:

“Nëse për të Milani është kulmi i karrierës, ne e kuptojmë, por vetëm nëse klubi merr çmimin që kërkon. Pranoj që edhe unë ndoshta do të kisha vepruar njësoj në moshën e tij, por klubi duhet të dalë i kënaqur financiarisht. Fakti që nuk ka një klauzolë largimi e bën çdo gjë më të komplikuar. Tani është radha e Milanit. Nëse paguajnë 40 milionë euro, Jashari do të bëhet lojtar i tyre.” /GazetaExpress/