Ardon Jashari është gjithnjë e më afër transferimit në Milan.
Ylli shqiptar po e pret dritën jeshile për të fluturuar drejt Italisë, ku po e pret një kontratë pesëvjeçare me një rrogë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.
E zërat e fundit për një marrëveshje eventuale mes dy klubeve janë përforcuar sot kur përfaqësuesi zviceran ka mbetur jashtë listës së të ftuarve për ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.
Club Brugge do të përballet me Salzburgun në ndeshjen e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Championsit dhe emri i Jasharit nuk figuron në mesin e të ftuarve.
Klubi belg pritet t’i përfitojë 34 milionë euro nga shitja e ish-futbollistit të Luzernit +3 milionë nga bonuset.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut mezi pret ta vesh fanellën Kuqezi, për të cilën i refuzoi disa klube të njohura evropiane.
Futbollisti më i mirë i vitit në Belgjikë është i vendosur që kualitetin e tij ta shfaq tek shtatë herë kampioni i Evropës. /Gazeta Express
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...