‘Çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, Rama sërish kritika Balliut: Gjyqtar në favor të ndërtuesve të paligjshëm - Gazeta Express
string(125) "cliroi-pallatin-e-konfiskuar-ku-do-vendosej-kadastra-rama-serish-kritika-balliut-gjyqtar-ne-favor-te-ndertuesve-te-paligjshem"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 18:21

‘Çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, Rama sërish kritika Balliut: Gjyqtar në favor të ndërtuesve të paligjshëm

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 18:21

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish kundrejt gjyqtarit Hazbi Balliut, i cili vendosi të bllokojë vendimin e konfiskimit të një pallati në kryeqytet, ndërtesë pa leje, ku u vendos që të zhvendosej Agjencia e Kadastrës. Rama ka publikuar një foto nga arsyetimi i vendimit të gjyqtarit Balliu, ndërsa shkruan se prokurorë e gjyqtarë po angazhohen në favor të ndërtuesve të paligjshëm.

“Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u vendos të sistemohej Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti. Se si mund të angazhohen prokurorë a  gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit a të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre gjithnjë e më i rrezikshëm për fatet e vetë Reformës në Drejtësi.

Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është normale për sa kohë nuk ka viktima”, shkruan Rama.