Clean sheet dhe më shumë: Zbulohen bonuset në kontratën e Donnarumma-s te Man City - Gazeta Express
string(81) "clean-sheet-dhe-me-shume-zbulohen-bonuset-ne-kontraten-e-donnarumma-s-te-man-city"

Futboll

Gazeta Express

10/09/2025 21:19

Clean sheet dhe më shumë: Zbulohen bonuset në kontratën e Donnarumma-s te Man City

Futboll

Gazeta Express

10/09/2025 21:19

Gazeta La Repubblica raporton se bonuset në kontratën e Gianluigi Donnarumma-s me Manchester City kapin shifrën deri në 3 milionë euro për sezon dhe përfshijnë edhe shpërblime për ndeshjet pa pësuar gol.

Kapiteni i Italisë, Donnarumma, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij pas kalimit te gjigantët e Premier League për 27 milionë euro në ditën e fundit të merkatos.

Sa fiton Donnarumma te Manchester City?

Sipas Football Italia, gardiani italian do të përfitojë 15 milionë euro plus bonuse në sezonin e tij të parë, ndërsa paga do t’i rritet në 17 milionë euro në dy vitet e fundit të kontratës.

Bonuset e kontratës së Donnarumma-s

Repubblica tani ka zbuluar detajet e marrëveshjes së tij me skuadrën e Pep Guardiolës.

Sipas raportit, bonuset arrijnë deri në 3 milionë euro për sezon, ku dy lidhen me performancën e ekipit – fitimi i Premier League dhe Champions League.

Bonusi tjetër është personal dhe varet nga numri i ndeshjeve pa pësuar gol (clean sheet) që Donnarumma arrin çdo sezon me Manchester City.

Donnarumma mbërriti në Manchester pas angazhimeve me kombëtaren e Italisë më 9 shtator 2025, i shoqëruar nga agjenti i tij, Enzo Raiola. /GazetaExpress/