Në kërkesën që Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë për caktim të masës së paraburgimit ndaj, Nexhmi Krasniqit, Xhevat Sallaukës Ramadan Paçarizi dhe Liman Sallauka prokuroria sekuestroi armë, fishekë, elektroshok si dhe telefona mobil.
Sipas dosjes së Prokurorisë, që ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi, dyshohen se si pjesë e grupit kishin përdorur kanosjen, duke detyruar të dëmtuarin E.M, të veprojë në dëm të pasurisë së tij.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngrirë xhirollogaritë bankare në vlerë prej 126,997 euro. Gjatë bastisjes janë sekuestruar 8,850 euro në të holla. Është ngrirë një pronë me sipërfaqe 58.7 ari. Është konfiskuar një pistoletë ZORAKI 917-T, ngjyrë e zezë, kalibri 9 mm, me karikator të zbrazët. Një tjetër pistoletë ZORAKI 917-T, kalibri 9 mm, me karikator me 8 fishekë. 50 fishekë 9 mm Luger. 13 fishekë me mbishkrim PK 9×19. Dy pushkë ajrore. Një elektroshok. Janë sekuestruar edhe 6 telefona mobil, fletore, aktvendime, autorizime, ekstrakte, kontrata dhe dokumente të tjera si prova materiale.
Prokuroria del se në shtëpinë e të dyshuarit ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Krasniqit ka 50 fishek të kalibrit 9mm me mbishkrimin luger dhe 13 fishek me mbishkrimin PK 9X19, 22.
Tutje, te i dyshuari Sallauka policia ka gjetur pushkë ajrore Strong, dylbi, , një karikator të zbrazët, dhe një karikator së bashku me 8 fishek të dimensionit 9 mm.
Ndërkaq të Paçarizi del se policia gjatë kontrollit ka gjetur vetëm pushkë ajrore.
“Betimi për Drejtësi”gjatë ditës ka raportuar mbi përmbajtjen e dosje së prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve përfshirë këtu edhe Krasniqin i cili kishte shërbyer si drejtor i Policisë në Prizrenit.
Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit u sekuestruan përveç armëve edhe telefona mobil e elektroshok../BetimipërDrejtësi
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...