Çka thuhet në raportin 24 orësh për grabitjen e armatosur dje në Veternik - Gazeta Express
string(73) "cka-thuhet-ne-raportin-24-oresh-per-grabitjen-e-armatosur-dje-ne-veternik"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 9:32

Çka thuhet në raportin 24 orësh për grabitjen e armatosur dje në Veternik

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 9:32

Dje në Veternik ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Sipas Policisë, katër të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave që kanë qenë punëtorë të një kompanie për bartjen e parave.

Një nga viktimat dhe një nga të dyshuarit kanë mbetur të plagosur.

Të dyshuarit tjerë kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri me një karikator dhe pesë fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“GRABITJE E ARMATOSUR  – Prishtinë  17.03.2025-10:26. Është raportuar për një rast grabitje në parkingun e një qendre tregtare, ku katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë punëtorë të kompanisë për bartjen e parave. Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK  Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement