Ja çka thotë studimi për njerëzit që 'vuajnë' nga zhurmat që shkaktohen gjatë ngrënies së të tjerëve - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 15:02

Ja çka thotë studimi për njerëzit që ‘vuajnë’ nga zhurmat që shkaktohen gjatë ngrënies së të tjerëve

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 15:02

Misofonia – mund të mos jetë thjesht vetëm “urrejtje” ndaj zërave.

Fenomeni shkakton reagime të forta negative ndaj tingujve të përditshëm, por mund të vijë nga sjellja e pasqyrimit nënvetëdijshëm.

Për një kuzhinier, tingujt e ndryshëm të tillë si të ‘goditjeve’ të buzëvë, gëlltitjes dhe të përtypurit mund të jenë format më të larta të lajkatimit. Megjithatë, për dikënd tjetër që “vuan” nga misofina (misophonia) të njëjtin tinguj mund të jenë shumë torturues. Me anë të skanimeve të trurit tani shkencëtarët po mundohen të gjejnë arsyjet pse ndodh kjo.

Disa nuk mund të durojnë “zhurmat” që shkaktohen gjatë ngrënies së të tjerëve. Credit: Catherine Falls, Getty Images

Njerëzit me misofoni përjetojnë siklet të fortë, bezdi dhe neveri kur dëgjojnë tinguj të caktuar. Këto mund të përfshijnë ‘goditjet e buzëve’ përtypjen, gëlltitjen, kollitjen, të gërhituren dhe madje edhe frymëmarrjen e dëgjueshme.

Studiuesit më herët kanë menduar që reagimi i tillë shkaktohet si rezultat i përpunimit të tingujve të caktuar në një mënyrë tepër aktive nga ana e trurit.

Mirëpo, në një studim të ri të botuar në Journal of Neuroscience janë dhënë të dhëna që kanë lidhur disa forma të misofonisë me sjelljet “pasqyruese” në tru: të prekurit ndiejnë ankth ngase truri i tyre vepron sikur ‘të imitojnë lëvizjet që shkaktojnë gojët e tjerëve’.

“Ky është zbulimi i parë më i madh përgjatë hulumtimit të misofonisë në 25 vjet.” – thotë psikologia Jennifer J. Brout, e cila drejton Rrjetin Ndërkombëtar të Kërkimit të Misofonisë, por që nuk ishte e përfshirë në studimin e ri.

Ekipi kërkimor, i udhëhequr nga neuroshkencëtari i Universitetit Newcastle, Sukhbinder Kumar, analizoi aktivitetin e trurit tek njerëzit me dhe pa misofoni teksa dëgjonin tinguj gjersa ishin në gjendje pushimi.

Këtu përfshiheshin shkaktarët e misofonisë (të tilla si përtypja), tinguj përgjithësisht të pakëndshëm (të qarat e fëmijëve) dhe tinguj neutral.
Korteksi dëgjimor i trurit, i cili përpunon tingullin, reagoi në mënyrë të ngjashme në subjektet me dhe pa misofoni. Por si në gjendjen e pushimit ashtu edhe në provat e dëgjimit, njerëzit me misofoni treguan lidhje më të forta midis korteksit dëgjimor dhe rajoneve të trurit që kontrollojnë lëvizjet e fytyrës, gojës dhe fytit. Kumar zbuloi se kjo lidhje u bë më aktive në pjesëmarrësit me misofoni kur dëgjuan shkaktarët e veçantë për kësaj gjendjeje.

“Vetëm duke dëgjuar zërin, ata aktivizojnë korteksin motorik më fort. Pra, në një farë mënyre ishte sikur ata po e bënin vetë veprimin.” – thotë Kumar. Disa pasqyrime janë tipike për shumicën e njerëzve kur dëshmojnë veprimet e të tjerëve; studiuesit nuk e dinë ende pse një përgjigje e tepërt e pasqyruar mund të shkaktojë një reagim kaq negative dhe shpresojnë ta trajtojnë atë në hulumtimet e ardhshme. “Mundësitë përfshijnë një ndjenjë të humbjes së kontrollit, pushtimit të hapësirës personale ose ndërhyrje në qëllimet dhe veprimet aktuale,” shkruajnë autorët e studimit.

Fatima Husain, profesoreshë e shkencës së të folurit dhe dëgjimit në Universitetin e Illinois, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, thotë se terapitë e mundshme të misofonisë mund të bazohen në gjetjet e reja duke këshilluar pacientët në lidhje me trajtimin e përgjigjeve të pavetëdijshme motorike ndaj nxitjes së tingujve – jo vetëm përballimin e tingujve. Nëse kjo funksionon, shton ajo, duhet pritur të shihet një reduktim i aktivitetit të lidhur midis kortikave dëgjues dhe atyre motorikë.

Ky artikull fillimisht u botua me titull “Listening to Dinner”, në
Scientific American (Shtator 2021).

Shkruar nga: Christiane Gelitz & Maddie Bender
Përkthyer nga: Shkendije Berisha /GazetaExpress/

Lexo Edhe: