Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë? - Gazeta Express
string(35) "cka-pritet-te-ndodh-sot-ne-kosove-3"

Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Gazeta Express

09/04/2020 8:19

Ngjarjet kryesore të ditës.

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit rreth situatës me COVID-19. (Shtëpia e Kulturës, ora 10:00)

Lexo Edhe:

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pret në takim kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë,  ora 10:30)

Promovohet tuneli dezinfektues, i vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Ora 14.30)

Studentët e Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB do të sjellin një ekspozitë virtuale për të gjithë artdashësit “Nuk mund ta karantinosh artin”/ Can’t quarantine ART. (Hapja e ekspozitës do të mbahet nga ora 17.30 në një transmetim në faqen e Kolegjit AAB në Facebook).