string(132) "cka-po-prisni-shumicen-nuk-po-behet-sikur-ldk-ti-kishte-48-do-ishte-shume-e-lehte-abdixhiku-thote-se-vv-e-ka-bere-te-lehte-refuzimin"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 21:14

“Çka po prisni? – Shumicën – Nuk po bëhet! Sikur LDK t`i kishte 48 do ishte shumë e lehtë – Abdixhiku thotë se VV e ka bërë të lehtë refuzimin

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 21:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se sikur LDK-ja t’i kishte 48 deputet shumë lehtë do të formonte institucionet.

Por, ai tha se edhe po të shkojë më gazë lotsjellës në Kuvend, asgjë nuk ndryshon – Kushtetuta fillimisht i jep përparësi partisë së parë.

Abdixhiku në “Pressing”, tha se LDK-ja sillet brenda rendit kushtetues.

“Duhet i pari ta bëjë shumicën, nuk ka alternativë tjetër. Qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, çështja është se dhe po reagova e shkova me gaz lotsjellë, sërish asgjë nuk bëhet pa të parin. Kushtetuta e Kosovës e determinon që i pari duhet të nis urën”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express