Çka po prisni? Ejani dhe tregojeni talentin e juaj në muzikë në T7 - Gazeta Express
string(65) "cka-po-prisni-ejani-dhe-tregojeni-talentin-e-juaj-ne-muzike-ne-t7"

Muzike

Gazeta Express

04/07/2021 20:33

Çka po prisni? Ejani dhe tregojeni talentin e juaj në muzikë në T7

Muzike

Gazeta Express

04/07/2021 20:33

Emisioni i verës në T7 edhe këtë vit do të sjellë freski në shtëpitë tuaja.

Përveç mysafirëve e kronikave të shumta, pjesë e këtij emisioni do të jetë edhe një talent show për këndim.

Lexo Edhe:

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij talent show, mund të dërgojnë nga një video duke kënduar në e-mailin: [email protected], ose duke na shkruani në Facebook: Gazeta Express dhe Televizioni 7

Të përzgjedhurit më pas do të ftohen nga produksioni i emisionit.

Të interesuarit më pas do të performojnë një këngë që do ta zgjedhin në konsultim me Genc Salihun dhe Adea Pulën.

Konkurrentët do të garojnë me njëri-tjetrin deri në fund të emisionit.

Fituesi i këtij talent show do të shpërblehet me një këngë dhe videoklip, sipas orientimeve stilistike.

I inkurajojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e talent show më të ri në vend.