Ledri Vula është parë sot në një fotografi me DJ-in kosovar me famë botërore, DJ Regard. Dyshja kanë shpërndarë foto të tyre në rrjetet sociale
I njohur që nga viti i tij për remikse të këngëve të ndryshme, DJ Regard është njëri prej DJ-ve më të kërkuar në Europë dhe botë.
DJ Regard, u bë i njohur me remiksin e këngës së Jay Sean single “Ride It”, të vitit 2008 .
Që prej asaj kohe ai ka arritur sukses ndërkombëtar derisa vitin që lamë pas ai u bë edhe një sensacion në rrjetin social TikTok.
DJ i famshëm shqiptar Regard, së fundmi ka publikuar disa foto me këngëtarin e njohur Ledri Vula
Ata shihen në shoqërinë e njëri –tjetrit, derisa nuk dihet arsye e takimit të tyre. /GazetaExpress/ T.M/