Çka po paralajmërohet? Murati nuk tregon nëse do t’u dalin pagat grevistëve - Gazeta Express
string(73) "cka-po-paralajmerohet-murati-nuk-tregon-nese-do-tu-dalin-pagat-grevisteve"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2022 13:30

Çka po paralajmërohet? Murati nuk tregon nëse do t’u dalin pagat grevistëve

Lajme

Gazeta Express

30/09/2022 13:30

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk ka treguar nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë të komunave për muajin shtator, të cilin e kaluan në grevë.

“Do të veprojmë siç e parasheh ligji”, ka thënë shkurtimisht Murati pa dhënë shumë detaje, raporton EO.

Lexo Edhe:

Këto komente ai i bëri pasi intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria.

Të mërkurën e 28 shtatorit, Sindikata e Bashkuar për Arsim e Kosovës (SBAShK) kërkoi nga ta që të japin mendimin për pezullimin e mundshëm të grevës deri në janar dhe nisjen e procesit mësimor të hënën e parë të tetorit.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nëse mësimi nuk nis më 3 tetor, ky organ do të kërkojë “çregjistrim masiv” të nxënësve nga shkollat.