Çka po flitet këtë javë në kulturë? - Gazeta Express
string(34) "cka-po-flitet-kete-jave-ne-kulture"

Arte

Gazeta Express

30/06/2025 11:50

Çka po flitet këtë javë në kulturë?

Arte

Gazeta Express

30/06/2025 11:50

Po na pret vapë e madhe dhe një qetësi para stuhisë së festivaleve të korrikut. Qe edhe një listë Monday Marks nga Suzanne Podcast, me rekomandime verore se çka me pa, ku me shku, çka me hangër, me vesh e me lexu.

Zhegu i qershorit e korrikut po na përvëlon trupin, po edhe po na zgjon pak kurreshtjen m’u lidh me muzikën, artin, fjalën, trupin… dhe njani-tjetrin. Çka kemi këtë javë në skenën kulturore? 

Ngjarja kryesore osht hapja me 5 korrik e Autostrada Biennale n’Prizren, kurume nga Erzen Shkololli, me plot artista t’mira nga vendi dhe bota. Më 2 korrik, në AMC Hall, MC Kresha dhe Lyrical Son bashkë me Orkestrën Simfonike të Kosovës dhe dirigjentin Dzijan Emin, sjellin një koncert ku beati urban takohet me muzikën klasike. Dy ditë ma herët, më 30 qershor në Teatrin e Gjilanit, ngjitet në skenë komedia “Gënjeshtra” nga Florian Zeller, Në Tiranë, ndërkohë, në Galerinë e Artit osht çelë ekspozita “Ripërtëritje”, ku përmes veprave të Diana dhe Fatmir Mizirit, kurume nga Adela Demetja, eksplorohet trashëgimia poetike e objekteve, tekstileve dhe kohës që rrjedh; ndërsa sot më 30 qershor në COD Tiranë promovohet libri “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” nga Thomas Frashëri.

Kthehemi në Prishtinë, më 3 korrik në Sekhmet Project Space, aktivistja Xheni Karaj vjen me një diskutim të hapun për politikat feministe queer. Për ata që dojnë me gjet qetësinë mes kësaj vale verore, Abbeyoga kthehet në Taukbahqe dhe Parkun e Qytetit me sesione joge në natyre.

Ndërsa për ata që dojnë m’u vesh me shije e m’u kanë pak playful Blushy Dee Blush në Prishtinë ofron vintage që të fton me lujt me features verore – prej korsetave te fundat, gjithçka me ngjyrë e personalitet. Të dilleve, Lily’s në Pejton bashkë me byrektoren Destani sjellin jo brunch por burek, një meny që kalon përtej klisheve burekiste. Dhe për freski, provojeni limunadën e shpisë të gazume me levandë. E kena provu, jena kënaq. 

Listën e plotë të rekomandimeve e gjeni në: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-30-qershor