Të martën, në kuadër të ekspozitës “ Çka nëse historia do të na përkiste neve?” u mbajt turi kuratorial me kuratoren Kumjana Novakova dhe bisedat me artistet belit sağ dhe Norika Sefa në Shtëpinë e Shani Efendiut.
Veprat e përfshira të artisteve belit sag dhe Norika Sefa në “Çka nëse historia do të na përkiste neve?” janë: belit sağ, şifa (Hümeyra, Maral, Rengin), Instalimi në tre ekrane, 7′ 41″ (2019-2021), video nga belit sağ
Interpretuese: Hümeyra Yıldırım, Maral Jefroudi, Rengin Çelik
Dizajni i zërit: Sergio González Cuervo
Dizajni i instalimit: Merve Bedir
Koncepti dhe ideja nga pamjet e arkivit të Norika Sefa, arkivi familjar.
Kujtojmë se ekspozita “ Çka nëse historia do të na përkiste neve?”, kuruar nga Kumjana Novakova do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator, në Shtëpinë e Shani Efendiut.
/Gazeta Express