Çka ndodhi dje në takimin Kurti-Mustafa? Sonte përgjigjet në “Pressing” Glauk Konjufca - Gazeta Express
string(83) "cka-ndodhi-dje-ne-takimin-kurti-mustafa-sonte-pergjigjet-ne-pressing-glauk-konjufca"

Çka ndodhi dje në takimin Kurti-Mustafa? Sonte përgjigjet në “Pressing” Glauk Konjufca

Gazeta Express

03/12/2019 19:20

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dje ishin pranë arritjes së marrëveshjes për të bashkëqeverisur për katër vitet e ardhshme. Mirëpo në takimin mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, diçka kishte ndodhur dhe gjithçka përfundoi pa marrëveshje. Por, çka ndodhi aty? Për këtë ende nuk kanë folur akterët kryesorë në negociata.

Glauk Konjufca, njeriu më i votuar në Lëvizjes Vetëvendosje pas Albin Kurtit, është i ftuar sonte në emisionin “Pressing” të Televizionit T7.

Lexo Edhe:

Gjatë këtij emisioni, ai do të shpjegojë se çka ndodhi dje në takimin Kurti-Mustafa, pse nuk pati marrëveshje mes dy liderëve.

Cilat janë kërkesat e Vetëvendosje, e cilat janë ato të LDK’së? A e kërkoi dje Isa Mustafa Ministrinë e Punëve të Brendshme? A është në gjendje ta jap VV këtë Ministri? A ka kërkuar VV ministri shtesë, nëse LDK e merr postin e Presidentit? Çka ndodhë nëse dështojnë negociatat me LDK’në? A do të provojë VV të gjejë partnerë tjerë apo vendi do të shkojë sërish në zgjedhje?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i mësoni sonte, në “Pressing”, nga Glauk Konjufca i VV’së.

Emisioni “Pressing” nis në orën 20:45 në T7. Përveçse në gjitha platformat televizive, emisionin “Pressing” mund të ndiqni LIVE edhe në Facebook e po ashtu edhe në GjirafaVideo.