Çka ndodh me emrin e kandidatit të ndjerë në fletëvotim? KQZ sqaron rastin në Gjakovë - Gazeta Express
string(84) "cka-ndodh-me-emrin-e-kandidatit-te-ndjere-ne-fletevotim-kqz-sqaron-rastin-ne-gjakove"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 8:20

Çka ndodh me emrin e kandidatit të ndjerë në fletëvotim? KQZ sqaron rastin në Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 8:20

Vdekja e kandidatit për Kryetar të Komunës së Gjakovës, gati 3 javë para ditës së zgjedhjeve, nuk do të ndryshojë asgjë në fletëvotimin tashmë të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Gjakovës, do të figurojë edhe emri i kandidatit Nikoll Perkaj nga Balli Kombëtar Demokrat, me numrin 179.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka shpjeguar për Gazeta Express se çfarë parasheh ligji në rastet kur vdes një kandidat para ditës së zgjedhjeve.

Sipas tij, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ka paraparë situata të tilla, por fazën në të cilën ndodhet procesi zgjedhor e bën të pamundur largimin e emrit të kandidatit të ndjerë nga fletëvotimi.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në rast të vdekjes së kandidatit para mbajtjes së zgjedhjeve, një subjekt politik, nismë qytetare apo koalicion, mund ta zëvendësojë kandidatin e vdekur brenda një date të caktuar nga KQZ-ja. Pasi aktualisht procesi i shtypjes së fletëvotimeve të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Gjakovës ka përfunduar, largimi i emrit të kandidatit të ndjerë nga fletëvotimi dhe zëvendësim i tij eventual është i pamundur”, ka shpjeguar Elezi për Gazetën Express.

Elezi ka thënë se në proceset e kaluara zgjedhore, KQZ ka pasur raste të tilla dhe zëvendësimi është bërë i mundur në rastet kur ende s’kishte ndodhur shtypja e fletëvotimeve.