Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin - mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale - Gazeta Express
string(84) "cka-mendon-gervallaper-rexhep-selimin-mohon-te-ket-bashkepunuar-me-gjykaten-speciale"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 21:56

Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 21:56

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është e ftuar në “Pressing” të T7.

Ajo është pyetur për deklarimet që kishte bërë për Rexhep Selimin.

“Unë e kam shikuar edhe dokumentarin Shtabi i Milionerëve kur është përmendur edhe Rexhep Selimi.

Por Kerquki i tha se ajo ka shkrme për UÇK-në edhe në vitin 2001.

Më pas Gërvalla ka thënë se si e bija e një të viktime të atentatit, nuk do të ndalet për të kërkuar drejtësi për vrasjet politike të paslutës

“Unë do të angazhohem gjithë jetën për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës”, tha Gërvalla.

Më pas ajo foli edhe për Gjykatën Speciale duke thënë se asnjëherë nuk ka deponuar dokumente në gjykatë dhe as nuk është kontaktuar ndonjëherë.

“Pavarësisht, nuk kam asnjë kontakt me asnjë hetues të EULEX, me asnjë zyrtar të Gjykatës Speciale”.

“Unë kam bërë me besnikëri me atë që jam luur e kam marrë dokumentin dhe e kam dërguar jashtë Kosovës”.

“Nuk më kontakton askush aq më shumë se atë dokument e ka pasur edhe EULEX”, tha Gërvalla. /Gazeta Express