Çka me vizitu, shiku, lexu këtë javë? - Gazeta Express
string(36) "cka-me-vizitu-shiku-lexu-kete-jave-3"

Çka me vizitu, shiku, lexu këtë javë?

Arte

Gazeta Express

04/11/2024 9:09

Rekomandimet javore nga Podkasti Suzanne, që emetohet edhe në T7!

Nëntori i gjetheve të rame dhe brymës së parë, ama edhe qetësisë para “stuhisë” së festave dhe ngjarjeve të fundvitit. Çka me bo, çka me pa, ku me shku e çka me dëgju këtë javë të parë nëntoreske?

Lexo Edhe:

Nëntori osht paradhoma e festave të fundvitit që fillojnë me Ditën e Flamurit e vazhdojnë deri te Viti i Ri. Por para se me mbërri te festat, kemi plot ngjarje të artit e kulturës, përfshi dy konferenca të mëdha: Prishtina Music Conference që mbulon krejt diapazonin e industrisë së muzikës si dhe Konferenca e industrisë kreative në Tiranë. Re:Musica festivali po përfundon edicionin 2024 me shumë koncerte; Artpolis sjell shfaqje antike në Dodonë; Kino Armata sjell muajin e filmit europian, ndërsa pas një pauze dyvjeçare, Stacion sjell artistët garues të “Artistët e së nesërmes”. Këtë javë ju sjellim edhe një kangë të re të Blerta Kosovës dhe modë dekonsutruktiviste kosovare në një hapsinë te re konceptuale tironse.

Rrini të bukur, shnosh e mirë këtë vjeshtë!

Linku me ngjarjet e plota: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-4-nentor