Çka me vizitu, çka me lexu e çka me pa këtë javë? - Gazeta Express
string(47) "cka-me-vizitu-cka-me-lexu-e-cka-me-pa-kete-jave"

Arte

Gazeta Express

05/01/2026 11:04

Çka me vizitu, çka me lexu e çka me pa këtë javë?

Arte

Gazeta Express

05/01/2026 11:04

Viti i ri, Monday Marks i ri fillon me një javë kur pushojmë nga festimet – por na kemi propozime edhe për ata që dojnë me chillit t’u lexu, edhe për ata që dojnë me vazhdu me hare. Gjithçka ka pak.. (LISTA E PLOTË NË KËTË LINK

Janari osht për kontemplim. Pak rigrupim. Ndoshta edhe rilindje dhe rikrijim. Por jo vetëm. Na në Monday Marks, javën e parë e janarit po e nisim me libra, mendim dhe art që e vendosin kulturën n’qendër të vëmendjes. 

Në Prishtinë, Lea Ypi vjen te libraria “Dukagjini” me promovu librin e saj ma t’ri “Të poshtëruar”, një tjetër dëshmi e fuqisë së saj për me e kthy kujtesën personale në reflektim filozofik e politik me peshë globale. Po në frymën e leximit, rekomandojmë edhe “Askush nuk e meriton zemërimin tim” nga Shpëtim Selmani, një libër që e vazhdon traditën e tij të shkrimit intim, ironik e thellsisht njerëzor, si dhe “Katalogu i Andrrave” nga Lira Blakaj dhe Bjeshkë Guri, që hap një dritare serioze drejt interpretimit të andrrave tona përmes kulturës, etnografisë dhe trashëgimisë sonë shpirtërore kolektive.

Ndërkohë, për me pa, me dëgji e me kcy kapak: në Tiranë çelet ekspozita personale e Eshref Qahilit “Vija: Vazhdimi i pikës”, një dialog i qetë por i thellë mes gjestit, abstraksionit dhe hapësinës, ndërsa Kino Armata në Prishtinë sjell filmin “Love Me Tender”, pjesë e përzgjedhjes për Çmimin Lux të Audiencës. Muzika vjen me Balkan Jazz Showcase dhe “koncertin me miq të vjetër” në Qendrën e Artit “Agimi”, kurse për ata që duan dimrin aktiv, Fox në Brezovicë vazhdon me partyt e janarit, këtë herë me DJ Bujaka. 

Një fillim-viti që ju fton me lexu, me mendu, me këqyr e me dal, bash qysh na pëlqen neve te Suzanne!

Advertisement
Advertisement
Advertisement