Urime Pavarësia! Java e ditëlindjës së Republikës filloi ftohtë, por kemi plot rekomandime muzikore, pamore, gastronomike nga Prishtina e Tirana për me ja u nxeh zemrat.
Këtë javë e keni një kombinim të larmishëm nga Suzanne: prej festivalit Birthdance me party t’vogla e t’mëdha organizume nga DJ secret47 (intervistën me Gentin e lexoni këtu) në katër anët e Prishtinës; dy ekspozita që mund t’i vizitoni të Anton Krasniqit në Hanin e 3 Robertëve dhe Fahredin Spahija në Europe House; PriBEats e fillon sezonin e vet 2025 në EDHE; një ekspozite veprash nga Kosova në Tulla të Tiranës por edhe një koleksion pamor/digjital me vepra nga krejt Ballkani në galerinë GOCAT në Tiranë.
Ngojeni singlin e ri “Rick and Morty” të Shaolin Gang (Real1 & Blunt) për pak inspirim hiphop, vizitojeni bistron e re me emnin kreativ “Juliet and the Spirits”, çelun nga Patriku i Servisit – edhe nëse bash doni me e nxeh javën, bleni dy salsat e djegësta “Kokallë” dhe “Katil” nga shef Zana Çerkezi me spajsirat përditshmëninë. Mundeni edhe me lexu dhe diskutu librin e autorit suedez Kjell Espmark me një promovim në librarinë Dukagjini.
Lexoni listën e plotë me plot ngjarje dhe rekomandime këtu:
https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-17-shkurt