Super lista e ngjarjeve me koncerte, premiera filmash, mbramje me jazz, prej Prishtinës në Prizren e tutje në Tiranë. Qe Monday Marks me plot propozime e rekomandime! Ja lista e plotë
Hynëm në pranverë me një javë kulturore që sjell një seri ngjarjesh filmi, muzike dhe nate në Prishtinë, Prizren dhe rajon. Në film keni plot opsione: gjatë javës shfaqet premiera kosovare e filmit malazez “Nderi”, i nominum për Oskar, ndërsa në Doku Kino në Prizren vazhdon programi i klubit të filmit “Kinemaja e Zgjeruar”. Në Prishtinë prezantohet edhe programi “Ekrani Off-Screen: Past, Lovers” në Kino Armata.
Në muzikë, qyteti ofron disa mbramje jazzi me Prishtina Jazz Catz në DefyThem dhe Ilirian Ahmeti Trio në Lavjerr’s, ndërsa skena elektronike vazhdon me party në Zøne dhe Babetronixx. Për ata që dojnë atmosferë komunitare, Termokiss Flea Market ofron pazarin vintage me muzikë dhe shoqnim. Ndërkohë, në Pejë performon Peter Pan Quartet, ndërsa në Tiranë bendi Gipsy Groove sjell energji ballkanike në Tirana Harmony Fest.