Çka me bo, ku me shku, çka me pa? Këtë javë. - Gazeta Express
string(40) "cka-me-bo-ku-me-shku-cka-me-pa-kete-jave"

Arte

Gazeta Express

06/10/2025 9:58

Çka me bo, ku me shku, çka me pa? Këtë javë.

Arte

Gazeta Express

06/10/2025 9:58

Bora mundet m’u kanë e hershme, po ka plot xixëllima në këtë Monday Marks me ju dhez interesimin për muzikë, art, film, teatër, libra. Ja pra top lista jonë e kësaj jave vjeshtore.

Bora sivjet erdh para Beethovenit në Kosovë, por nuk osht koha për gjum në skenën e kulturës. Java e dytë e tetorit po del me qenë maratonë kulturore: prej Simfonisë së 9-të deri te shfaqja teatrale “Sytë e Ujkut” në Barabar; prej festivalit të librave për fëmijë në shesh, te lumenjtë e varrosun të Prishtinës si inspirim artistik në Galerinë 17. Bibliotekat po flasin për inteligjencë artificiale në Javën e Bibliotekës, ndërsa keni ekspozita arti edhe në qendrën e re te strehimorja në Ulpianë si dhe Lavjerr’ Café. Në teatrin ODA, “Kufini” pyet kush kalon e kush mbetet, ndërsa te Defy Them, Sheki Hoxha e ngroh natën jazz, blues e jam. Armata sjell filma t’vjetër shqiptarë e Da Michele e sjell Gemzën për një përjetim gjithpërfshirës për krejt shqisat. Bora pra mund të jetë e hershme, po ka plot xixëllima me dhez interesimin për muzikë, art, teatër…

Liku për krejt eventet: https://substack.com/home/post/p-175361428