string(46) "cka-me-ba-e-ku-me-shku-kete-jave-ja-propozimet"

Arte

Gazeta Express

19/05/2025 10:18

Çka me ba e ku me shku këtë javë? Ja propozimet!

Arte

Gazeta Express

19/05/2025 10:18

Festivale? Po. Koncerte? Po. Performanse? Po. Ekspozita? Po. Shfaqje multimediale? Po. Parada? Po. Praaa, po e sjellim një agjendë plot ngjarje prej krejt llojeve nga Prishtina në Tiranë. Kënaquni!

Parashikimi i motit për këtë javë po thotë që ton java osht me shi, ama ju e dini që shiu i verës osht shiu i ngrohtë i dashurisë 🙂 Kështu që na po ju sjellim edhe një Monday Marks me plot dashni. Klikoni për listën e plotë me plot imazhe këtu: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-19-maj

Kino Lumbardhi n’Prizren po mbyllet për renovim por ju fton për një xhiro të fundit “deri herën tjetër” me një program me muzikë e filma. Dosti jonë Philipp Konrad Labhart (e keni një TenTen me to këtu) po ju fton në edicinin e ri të Prishtina Soul Kitchen në EDHE. Festivali i letërsisë ZaNa mbahet sivjet në Mitrovicë dhe Shkodër me plot aktivitete poetike. 

Festivali i gjuhës gjermane me emër super cool “Burmashinë. Rikverc” (po mungon veq edhe shtrafcigeri, shofershajbna e kta..) ka plot aktivitete dedikume gjuhës gjermane. Zone zakonisht bjen muzikë elektronike por këtë të mërkure osht “Back to Wednesdays”me special guest Shpat Dedën joelektronik (apo noshta edhe ka naj sen pak ma elektro. Intriguse.)

Termokiss organizojnë koncertin e Acid Mothers Temple, ndërsa Residenca 17 i ka disa ngjarje gjatë javës por na po e veçojmë performancën “POLVO” nga Merche Blasco

Në Tiranë po organizohet edicioni i parë i Festivalit filmik Nightflixnë Kino Agimi. Kah Tirona ka edhe dy ngjarje tjera: “Lulet e majit”që potencon se organizon “rezervoar të kujdesit, dashnisë e rebelimit” (poashtu intriguse!) nga Instituti Bulevard, e Galeria e artit e kryeqytetit ka hapje të ekspozitës “Parajsa Artificiale” nga Flutura Preka dhe Besnik Haxhillari (që quhen edhe “Dy guliverët”. Nuk e dijmë se pse.)

Krejt në fund: Në Prishtinë keni edhe Festivalin nderkombëtar të teatrit që nderon regjisoren e ndjerë Burbuqe Berisha, nga Teatri i Universitetit AAB, si dhe festivalin e motoçikletave sympatiske Vespa, që kanë me sjell pak vrum-vrum atmosferë në so-so Prishtinë.

Fjuuuu. U lodhëm tu numru, ama ju mos u lodhni me shku në ngjarjet e javës. Se për juve po organizohen. Ishmenada next week!