Zv.kryeministrja në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, u pyet në Pressing në T7 për punët që ka kryer Qeveria Kurti.
“Rritja e jashtëzakonshme ekonomike, rritja e pagave”, vlerësoi Gërvalla si punën kryesore që ka bërë qeveria Kurti gjatë mandatit të saj.
“Ky është interpretim i Hekuran Muratit dhe Besnik Bislimit. Ato shifra komplet kanë qenë të rreme”, ia ktheu autori Leonard Kërquki.
“Edhe banka botërore e FMN kanë dalë nga kompjuteri i Muratit e Bislmit”, pyeti Gërvalla.
“Me thanë që kemi pasë rritje ekonomike, kurse sot je një nga vendet më të izoluara, me inflacion, shtrejtim të rrymës, mendoj që s’është e drejtë…”, ia ktheu Kërquki.
“Mediave nuk ju mjaftojnë as shifrat, por vetëm thonë kanë ardhë analistët dhe thonë se ato janë gënjeshtra…”, u shpreh Gërvalla, derisa edhe sulmoi mediat.
“A keni hapë ndonjë fabrikë, a ka ardhë ndonjë investitor i huaj?”, pyeti Kërquki.
“Kanë ardhë me dhjetëra”, ia ktheu Gërvalla.
“Rritja ekonomike që thoni është e njëjtë me vitin 2017, kur kryeministër ka qenë Haradinaj”, tha Kërquki duke prezentuar shifrat në ekran.