Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që garon edhe për një mandat është i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se ai përmes qeverisjes në Drenas ku shtatë herë ka marrë çmim për përformancë, ia ka ngritur vlerat PDK-së.
Ka thënë se atë çmim ia kishte dedikuar kryetarit të atëhershëm të PDK-së, Kadri Veseli, Hashim Thaçit, e më pas Fehmi Lladrovcit, vëllait të tij – hero i kombit.
Ai tha se nuk mundet një parti serioze ta largojë nga kandidimi një kryetar me një përformancë të tillë.
“Kush ia ka ngrit vlerat PDK-së, shtatë vjet, unë jam bërë kampion me qytetarët e mi. Unë ia kam dediku PDK-së, liderëve tanë, ju e dini kur e kam marrë vendi e parë ma ka dorëzu njëri prej tyre Albin Kurti, kur ma ka afru mikforoni kam thënë ja dedikoj kryetarit tem Kadri Veselit, ja kam dediku Hashim Thaçi, i treti a i katërti është dedikimi për vëllan tim, heroit Fehmi Lladrovci. Nuk mundet një parti shtetformuese e serioze me hek një kreytar kampion e me vendos dikë që nuk ka përformancë”, ka thënë ai. /Gazeta Express
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...