Çka është Arbaini e çka Hamsini - a e dinë qytetarët? - Gazeta Express
string(52) "cka-eshtee-arbaini-e-cka-hamsini-a-e-dijne-qytetaret"

Çka është Arbaini e çka Hamsini – a e dinë qytetarët?

Gazeta Express

11/02/2020 11:59

Gazetare: Syzana Hajradini

Dukuritë natyrore në të kaluarën, por edhe sot, përcillen me shumë vëmendje.

Lexo Edhe:

Atëbotë ka munguar mbajtja e shënimeve për ta dokumentuar më vonë atë se çfarë ka ndodhur, mirëpo ato që jetojnë e përcillen brez pas brezi janë gojëdhënat.

Edhe pse tani jemi në muajin shkurt, temperaturat nuk janë edhe aq të ulëta si në të kaluarën. Kështu të paktën e cilësojnë edhe të moshuarit, të cilët rrëfejnë për vështirësitë e tyre nga i ftohti që mbizotëronte dekada më parë.

Sidoqoftë, të moshuarit atëherë, por edhe sot, dimrin e ndajnë në dy pjesë, nga gjashtë javë, në Arbain dhe në Hamsin.

Kjo pyetje i është bërë edhe qytetarëve në Prishtinë, të cilët kanë treguar sa dinë për këtë temë./#gjesi