Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku në konferencën e mbajtur për media ditën e sotme ka propozuar nisjen e një procesi të ri politik me pjesëmarrjen e të gjitha partive, duke kërkuar unitet mbarëkombëtar dhe një qeveri që do të funksionojë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Por çfarë është qeveria tranzicionale, që Abdixhiku po e propozon.
Qeveria e tranzicionit është një formë e përkohshme qeverisjeje që krijohet për të kaluar një vend nga një regjim apo sistem politik në një tjetër
Zakonisht ndodh pas krizave të mëdha politike, përmbysjeve të regjimeve, luftërave civile, ose pas largimit të një qeverie autoritare. Kjo lloj qeverie ka si qëllim të:
• Sigurojë stabilitet dhe rend publik në periudhën e ndërmjetme;
• Përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike;
• Hartojë ose reformojë kushtetutën;
• Rindërtojë institucionet shtetërore në mënyrë të pavarur dhe transparente.
Qeveritë e tranzicionit janë zakonisht gjithëpërfshirëse, duke përfshirë përfaqësues të grupeve të ndryshme politike dhe shoqërore, për të garantuar barazi dhe legjitimitet.