Avokati Arianit Koci ka shkuar te Kuvendi, për t’ua mbyllur derën deputetëve pasi të futen në brenda për vazhdimin e seancës konstituive, në shenjë proteste për ngërçin politik.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mbërriti aty, dhe pasi u përshëndet me Kocin, u informua për aksionin simbolik të tij.
“Du me ua mshelë derën, mos me iu lënë me dalë”, i tha avokati.
Haziri qeshi, ndërsa i tha të mos e bëjë këtë.
Deputeti tha se “përderisa po trajtohet në mënyrë procedurale, proceduralisht, nuk zgjidhet problemi” me konstituimin e Kuvendit.
“Çështja është politike. Nuk duhet, partia e parë, lideri i partisë së parë, kryeministri në detyrë, 24 porë, 7 ditë, me u ndalë, derisa ta mbërrin një marrëveshje dhe i bindë deputetët me votu”, tha ai.
Kur u nis të hynte në Kuvend, Koci e pyeti Hazirin për vonesën: “Pse po vonoheni? Çka është kjo kështu?”.
aaaaa