Çka do të ndodhë sot në Kosovë? - Gazeta Express
string(33) "cka-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-81"

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Gazeta Express

11/12/2019 6:56

Gazeta Express ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:00

Lexo Edhe:

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë lanson platformën “Forumi i Gruas për Siguri”, aktivitet ky që implementohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

09:00

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” mban punëtorinë me temën “Mbështetja në të ushqyerit me gji nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare”, e cila është duke u financuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Organizatat GLPS dhe ÇOHU organizojnë tryezën e diskutimit “Reforma në sistemin e drejtësisë në Kosovë: Drejtësia 2020 dhe procesi i rishikimit funksional të drejtësisë” (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Avokati i Popullit organizon “Ditën e hapur me qytetarët të Pejës”. (Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës)

11:00

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Zyrat e PDK-së, Prizren)

11:00

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, mban konferencë për medie ku do të prezantojë rezultatet e aktiviteteve për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë aktivitetet për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj. (Zyra Qendrore e ATK-së, Prishtinë)

11:00

Promovohet libri “Traumatologjia e sistemit osteomuskular”, i autorit Cen Bytyqi. (Biblioteka Kombëtare,  Prishtinë)

13:00

Drejtues të Sindikatave të Shëndetësisë, të Policisë dhe të Arsimit do të takohen me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. (Selia e Vetëvendosjes, Arbëri)

13:00

Aleanca Kosova e Bizneseve (AKB) dhe rrjeti i marketeve “Viva Fresh Store” ekspozojnë dhe promovojnë prodhimet vendëse në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moton “Unë konsumoj produkte vendore. Po ju?” (Viva Fresh Store, Rruga e Tiranës, Prizren)

14:00

Instituti GAP organizon tryezën e diskutimit “Lufta për mëditje: Politikat kundërthënëse të qeverisë në udhëtime zyrtare”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:30

Fondacioni Friedrich Ebert dhe Qendra e Trajnimit Meister do të organizojnë një event “Festë për Arsimin Profesional”. (Qendra e Trajnimit “Meister”)

15:00

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) mban takim për të diskutuar veprimet sindikale nëse pagat nuk merren me rritje sipas Ligjit të ri të Pagave. (Zyrat e SBAShK-ut, Prishtinë)

18:00

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi organizon koktejin e fundvitit me gazetarë. (Hotel “Venus” në afërsi të Lipjanit)

18:00

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) organizon diskutimin e hapur me temën “Metodologjia e re per zgjerim: Pengesë apo inspirim”. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

19:00

Hape ekspozita “Mos” e artisteve Ardhmërie Bregovina dhe Norë Potera. (Fakulteti i Arteve, Prishtinë)