Çka do të ndodhë sot në Kosovë? - Gazeta Express
string(33) "cka-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-72"

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Lajme

Gazeta Express

02/04/2021 7:01

Gazeta Express sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, viziton shtëpitë e ndërtuara nga DPMS për përfituesit e thirrjes publike për ndërtimin e 30 shtëpive të formës “Pika Jashtë”. (Nisja nga Shtëpia e Bardhë, Prizren)

Lexo Edhe:

10:00Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës, ku do të votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e mbledhjeve plenare) 

10:00Komuna e Drenasit organizon akademi solemne kushtuar demonstratave të vitit 1981. (Salla e Kulturës, objekti i vjetër i Komunës)

11:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ku do të realizohet vaksinimi. (QKMF, Prizren) 

11:00Oda e Mjekëve të Kosovës bën publikimin dhe promovimin e Revistës “Mjeku”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

12:00ETEA organizon një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”)

13:00U.D. presidentit Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, znj. Vjosa Osmani, me zv.kryeministren Emilija Rexhepi si dhe me ministren për Arsim, Arbërie Nagavci, në Ditën Botërore të Autizmit, do të presin në takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, duke përfshirë prindër dhe fëmijë me autizëm. (Kabineti i Presidentit)