Çka do të ndodhë sot në Kosovë? - Gazeta Express
string(33) "cka-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-58"

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Lajme

Gazeta Express

15/03/2021 6:59

Gazeta Express sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon Konferencën për mbrojtjen e konsumatorit gjatë pandemisë në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

Lexo Edhe:

10:00“Drejtësia Sot” shpalos të gjeturat e raportit të titulluar “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për periudhën janar – dhjetor 2020”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, presin në takim u.d. të kryetarit të PDK- së, Enver Hoxhaj, për t’u konsultuar për formimin e institucioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) *

11:00Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani) 

11:00Përurohet Shtëpia e Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore. (Lagjia “Dardania”, Prizren)

13:30Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, presin në takim kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, për konsultime rreth formimit të institucioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

15:00Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhje. (Selia e AAK-së)