Çka do të ndodhë sot në Kosovë - Gazeta Express
string(33) "cka-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-14"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2020 7:03

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

21/12/2020 7:03

Gazeta Express sjell ngjarjet e ditës së sotme.

08:30Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) 

Lexo Edhe:

10:00Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), mban mbledhjen e radhës. (Mbledhja mbahet përmes aplikacionit ZOOM)

12:00JOY Dance&Training Studio dhe Studio Baleti NESA prezantojnë koreografitë e baletit për fëmijë “JoyNess”. (Teatri Kombëtar) 

12:40Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvillojnë vizitë në Rahovec.Agjenda:Ora 12:40 – Përurimi i ndërtimit dhe pajisjes së objektit të mikrovinifikim. (ish-ndërtesa e TMK-së, Rahovec);
Ora 13:00 – Vizitë në “Bodrumi i Vjetër” Sh.P.K. (Rahovec);
Ora 13:20 – Vizitë në “Biopak” Sh.P.K. (Rahovec).

13:00Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë raporton Blerim Devolli, pronar i kompanisë “Devolli Group”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

13:00Këshilli Rinor Kosovar përmbyllë projektin “Mos supozo nevojat e mia”. (Kino “Armata”, Prishtinë) 

13:00Në ambientet e Qendrës për Zhvillimin e Kulturës Tradicionale “Shkabat”, bëhet hapja zyrtare e shkollës e parë të lahutës e cila mbanë emrin “Lahutarët e rinj të trojeve etnike”. (Qendra “Shkabat”, Prishtinë)

14:00Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, marrin pjesë në inaugurimin e stallës së fermerit Bajram Jetishi, në fshatin Bërkoc, Komuna e Gjakovës. (Bërkoc, Gjakovë)

14:00Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë raporton Arian Hasani, blerës i Fabrikës së Gypave, Ferizaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

14:00Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë raporton Skënder Hasani, Kryesues i Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt në AKP. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)