Çka bon njeri verës n'kohë të lirë? - Gazeta Express
string(33) "cka-bon-njeri-veres-nkohe-te-lire"

Arte

Gazeta Express

23/06/2025 11:17

Çka bon njeri verës n’kohë të lirë?

Arte

Gazeta Express

23/06/2025 11:17

Lexon, darsmon, kcen, këndon, shetit, han, pin, pushon. Qe lista Monday Marks që ju ndihmon me vendos ku e qysh me kalu këtë javë t’parë verore.

Qershori po sillet si naj shoqe a shok që të vjen pa paralajmërim, me syza dielli, një libër nën sqetull, dhe një ftesë për koncert. Kështu nisi kjo javë: me tingujt e parë të Orkestrës Prishtina në Sallën e Kuqe. Nëse të ka marrë malli me hup në mjegull (pak metaforikisht), Blerta Hashani e ka sjellë një ekspozitë “Cicerimat në Mjegull” që flet edhe kur nuk e sheh qartë, në Arkivin e Pejës. Por vera nuk osht me nejt ulun fort, sidomos kur Kampai i Boiler Room dhe Sara të thërrasin me energjinë e Season 4 / Edition 6 e Kultura House.

E nëse do me ndejtë, por jo me fjetë: Galeria 17 po hap dyert për një Artist Talk të INFRARED – një rezidencë që i flet shpirtit të artistit urban me sensin e studios së hapur. Në anën tjetër të qytetit, në Pi.Night, Ismail Myrseli po promovon librin “Memoir 5/5”.

Ndërkohë, Tirana po flet në dy gjuhë: në Bibliotekën Kombëtare është ekspozita që sjell “Kujtesën e Mesdheut” nga antikiteti e deri sot – një shetitje e plotë mes brigjeve të kulturës mesdhetare. Pak më tutje, në Soma Vinyl Station, njerëz të lexum po mbledhen me lexu e debatu Martin Camajn

Ndërkohë, Anibari pejond po lëviz – filma të animum që udhëtojnë nga qyteti në qytet, nga Kosova në Shqipëri, si nëj karvan nomadik veror.

E për ata që s’po mjaftohen me pasivitetin e spektatorit – Galeria Kombëtare e Kosovës po sfidon me një lojë kreative: “Kush jam unë?” osht lojë me letra arti për ditët në pllazhë me shoqni apo netët kur rrini n’shpi.

Kjo javë osht si playlistë e mirë verore: lozonjare, e papritun dhe plot me twists & turns: Me pa, me kcy, me lexu, me u shoqnu… edhe me u gëzu që e kemi njoni-tjetrin. Qe edhe një Monday Marks. Klikoni këtu për super listën e plotë: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-23-qershor