Çka bisedoi me Duda Baljen? Flet Fatmir Limaj - Gazeta Express
string(44) "cka-bisedoi-me-duda-baljen-flet-fatmir-limaj"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 14:14

Çka bisedoi me Duda Baljen? Flet Fatmir Limaj

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 14:14

Deputeti nga NISMA, Fatmir Limaj ka folur rreth diskutimeve që ka bërë me deputeten Duda Balje.

Ai tha se nuk ka pasur takim të veçantë, por vetëm diskutime të zakonshme siç bëjnë rëndom deputetë ndërmjet vete.

‘’Nuk është puna e imje me i ofru diçka. Takohemi çdo ditë, ashtu siç takohen e bisedojnë deputetët mes vete. Deputetja Balje i ka paraqitur arsyet e vet pse nuk do me votu dhe jemi në rregull’’, ka thënë Limaj për Front Online.

Ai ka thënë se aktualisht janë duke e pritur përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e Presidentes Osmani.

“Po presim masën e sigurisë së Gjykatës Kushtetuese sot, sepse duhet me dhënë një përgjigje Presidentes sepse e ka një afat 48 orësh Gjykata, ose e aplikon masën e sigurisë ose e hedhë poshtë këtë kërkesë. Nëse vjen masa e sigurisë më Parlamenti nuk mblidhet deri në aktgjykim’’, ka thënë Limaj.

Ai ka sqaruar se nuk ka ende një takim të përcaktuar me kryeministrin Albin Kurti

“Nuk kemi takim të përcaktuar me z. Kurtin. Nuk ka pasur propozime, opsionet i kemi të qarta prej ditës të parë, nuk janë të vërteta. Propozimet janë të njohura edhe të miat dhe të atyre’’, ka thënë Limaj, i cili gjithashtu hodhi poshtë spekulimet për propozime të reja, duke theksuar se pozicionet dhe opsionet politike janë të njohura që nga dita e parë e këtij procesi.

“Nuk ka pasur propozime – opsionet i kemi të qarta prej ditës së parë, nuk janë të vërteta. Propozimet janë të njohura, edhe të miat edhe të atyre’’, tha Limaj