City shton presionin ndaj Arsenalit, e mposht Fulhamin “lehtësisht” - Gazeta Express
string(64) "city-shton-presionin-ndaj-arsenalit-e-mposht-fulhamin-lehtesisht"

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 22:33

City shton presionin ndaj Arsenalit, e mposht Fulhamin “lehtësisht”

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 22:33

Manchester City iu afrua në vetëm tre pikë liderit Arsenal pas fitores bindëse 3-0 ndaj Fulham, duke zgjatur serinë mbresëlënëse të 20 fitoreve radhazi në përballjet direkte në të gjitha garat.

City e nisi ndeshjen në sulm dhe kaloi në avantazh në minutën e 24-t, kur Antoine Semenyo shënoi pas një gabimi në mbrojtje të Fulham.

Pak më vonë, Semenyo asistoi për Nico O’Reilly, i cili dyfishoi rezultatin, ndërsa para pushimit Erling Haaland shënoi golin e tretë me një goditje nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë Fulham provoi të reagojë, por pa sukses, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës kontrolloi lojën deri në fund dhe siguroi fitoren, duke vazhduar serinë pozitive në shtëpi dhe duke mbajtur presionin mbi Arsenalin në krye të tabelës.

Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 53 pikëve, tri më pak se Arsenali që është i pari në tabelë me 56 sosh.

Ndërkohë, Fulhami është i 12-ti me 34 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement