Sonte është koha për t’i mësuar dy skuadrat e radhës që e sigurojnë një vend për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Këtë të mërkurë na presin dy ndeshjet kthyese të çerekfinales së dytë të Championsit, shkruan Gazeta Express.
Padyshim që e gjithë vëmendja do të jetë në Angli, aty ku takohen Manchester City e Real Madridi.
Të dy skuadrat para dy jave luajtën baras 3:3 në sfidën e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.
Për Realin shënuan Dias autogol, Rodrygo dhe Valverde, kurse për Cityn Silva, Foden dhe Gvardiol.
Edhe përballja tjetër e natës do të jetë fantastike. Bayern Munichu është nikoqir i Arsenalit në “Allianz Arena”.
Sfida e parë e zhvilluar në Londër nuk prodhoi fitues, me takimin që u mbyll 2:2.
Golat për anglezët i shënuan Saka e Trossard, derisa për gjermanët realizuan Gnabry dhe Kane nga pika e bardhë.
Fituesit nga të dy takimet e sotme do të takohen mes vete në gjysmëfinale.
Të dy sfidat e natës pritet të fillojnë nga ora 21:00.
E mbrëmë, këtë fazë e kanë siguruar Paris Saint Germani dhe Borussia Dortmund.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 30 prill, kurse ato të kthimit më 7 maj./Gazeta Express