Manchester City po konsideron një marrëveshje të bujshme shkëmbimi për të nënshkruar mesfushorin e West Ham, Lucas Paqueta, dhe në këtë ofertë mund të përfshijë Jack Grealish.
Pas një sezoni të zhgënjyer 24/25, City po punon intensivisht për të përforcuar skuadrën e Pep Guardiolës. Edhe pse kanë firmosur lojtarë si Tijjani Reijnders, Rayan Ait-Nouri dhe të tjerë, disa emra të mëdhenj si Kevin De Bruyne dhe Kyle Walker kanë lënë klubin.
Grelish, 29 vjeç, është shpesh i lidhur me një largim dhe së fundmi me një huazim të mundshëm te Everton.
Sipas raportimeve, City po tenton ta përdorë Grealish si pjesë të një formule kreative që përfshin një pagesë më të ulët plus Grealish për të bindur West Ham që të pranojë shitjen e Paqueta-s, i cili kushton rreth 50 milionë paund.
Paqueta, 27 vjeç, ishte i lidhur me City që në 2023, por transferimi u bllokua nga një hetim për shkelje të supozuara të basteve në ndeshje të Premier League. Ai u akuzua për marrëveshje të paligjshme në disa ndeshje dhe për mosbashkëpunim gjatë hetimit.
Megjithatë, javën e kaluar, Paqueta u pastërtua nga të gjitha akuzat dhe reagoi me një mesazh falënderimi duke shprehur dëshirën për t’u kthyer në fushë me buzëqeshje, falë mbështetjes së familjes, klubit dhe tifozëve.
Pra, Manchester City po tenton një lëvizje interesante duke përdorur Grealish në një shkëmbim me Lucas Paqueta, me shpresën për të forcuar mesfushën e tyre dhe për të përmirësuar sezonin e ardhshëm. /GazetaExpress/