string(79) "city-pas-reijndersit-e-bayerni-pas-leos-milani-pa-evrope-mund-te-beje-sakrifica"

Futboll

Gazeta Express

26/05/2025 15:14

City pas Reijndersit e Bayerni pas Leos, Milani pa Evropë mund të bëjë sakrifica

Futboll

Gazeta Express

26/05/2025 15:14

Igli Tare është edhe zyrtarisht drejtor sportiv i Milanit.

Ish-futbollisti shqiptar e ka nisur punën tek Kuqezinjtë sot dhe atë e pret një punë mjaft e madhe.

Ish-drejtori sportiv i Lazios fillimisht do të merret me të ardhmen e Tijjani Reijnders.

Mesfushori holandez, shkruan “Corriere dello Sport”, ka përfunduar në shënjestër të Manchester Cityt, i gatshëm për ta vendosur në pjatë një ofertë të majme, përcjell “Gazeta Express”.

Edhe pse shefi ekzekutiv, Giorgio Furlani theksoi ditë më parë se “Rossoneri” s’do të ketë nevojë për sakrifica, një reflektim në shtëpinë kuqezi do të bëhet gjatë verës.

Mungesa e kualifikimit në kupat evropiane i ka reduktuar hyrjet dhe për t’i financuar blerjet do të jetë e nevojshme të shitet.

Theo Hernandez, Maignan e Leao mbesin ende pezull.

Bayern Munichu po e vëzhgon me kujdes sulmuesin portugez.

Ndërkohë, Milani po mundohet të fitojë edhe nga shitjet tjera: Saelemaekers, i cili vjen nga një sezon i mirë në Romë, vlerësohet 25 milionë euro dhe është në shitje.

Pierre Kalulu do të mbetet në Juventus, i cili do t’i paguajë 14 milionë euro, ndërsa gjiganti italian është në pritje të të rejave për Bennacer, Pobega e Adli, i cili është i huazuar në Fiorentina.

Gjithashtu, Milani është duke punuar edhe në prurjet që pritet të ndodhin gjatë verës që po vjen.

Njëri prej objektivave të Tares është Federico Chiesa, i përdorur shumë pak nga Liverpooli.

Gjithashtu, përmenden edhe emrat e Hans Nicolussi Caviglia i Venezias dhe Samuele Ricci i Torinos, për të cilin do të nevojiten 30 milionë euro.

Do të jetë një verë mjaft e ngjeshur për Milanin, mes shitjesh dhe blerjesh.

Milani i Tares do të marrë formë para fillimit të sezonit të ri, pas një edicioni dëshpërues që e kaluan Kuqezinjtë. /Gazeta Express