City në çerekfinale, Torres e bën sefte me gol - Gazeta Express
string(45) "city-ne-cerekfinale-torres-e-ben-sefte-me-gol"

City në çerekfinale, Torres e bën sefte me gol

Gazeta Express

30/09/2020 21:52

Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Carabao Cup duke e mposhtur me rezultat 0-3 Burnleyn. Sterling shënoi dy gola për City kurse një gol shënoi edhe transferi i ri i City, Ferran Torres duke shënuar golin e parë për City në një ndeshje zyrtare

Manchester City pa problem e ka kaluar rrethin e katër të Carabao Cup duke e mposhtur me rezultat 0-3.

Lexo Edhe:

City ishte shumë më i mirë që nga fillimi i kësaj ndeshje duke e pasur dominimin por që pjesa e parë përfundoi me vetëm një gol të Raheem Sterling në minutën e 35-të ku u asistua nga Mendy.

Në pjesën e dytë City vazhdoi me dominimin dhe shënoi gol në minutën e 49-të, ku prapë ishte Sterling që shënoi me asistimin e Ferran Torres.

Torres do të shënohej në listën e realizatorëve në minutën e 65-të.

City është fitues tri herë rresht i kësaj kupe dhe synon që ta fitojë përsëri atë. /GazetaExpress/