Manchester City ka lëshuar pikë si vendas ndaj Nottingham Forestit.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola u ndal nga mysafirët e Nottnghamit, me rezultatin përfundimtar që mbeti 2-2 pas pothuajse 100 minutave lojë.
Manchester City dy herë doli në epërsi, por që po aq herë Nottinghami u rikthye.
Fillimisht, ishte Antoine Semenyo që shënoi golin e parë në “Etihad”, në minutën e 31-të.
Pasi pjesa e parë u mbyll me këto shifra, në pjesën e dytë, Nottinghami barazoi shifrat me Morgan Gibbs-Ëhite, në minutën e 56-të.
Në minutën e 62-të, fituesi i Topit të Artë 2024, Rodri shënoi për 2-1.
Mirëpo, Nottinghami nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit me anë të mesfushorit anglez, Elliot Anderson, në minutën e 76-të.
Me këtë pikë të fituar, Nottinghami shkon në kuotën e 28 pikëve, në vendin e 17-të.
Ndërkohë, Manchester City që kishte mundësi të vazhdonte presionin ndaj Arsenalit, tashmë mbetet shtatë pikë prapa “Topçinjëve” – por që ende e ka një ndeshje më pak./GazetaExpress/