City kërkon portierin Ortega - Gazeta Express
string(28) "city-kerkon-portierin-ortega"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 16:59

City kërkon portierin Ortega

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 16:59

Manchester City dëshiron ta sjellë portierin Ortega si transfer të lirë pasi që Steffen ka kërkuar më shumë minuta për të luajtur

Pep Guardiola është duke marrë në konsideratë kalimin e portierit gjermani i cili është i gatshëm të vijë pa para pasi që Arminia Bielefelt ra nga Bundesliga.

Manchester City është duke konsideruar që ta këtë portier zëvendësues për portierin Ederso, ku Stefan Ortega është i mundshëm si opsion.

29 vjeçari është pa kontratë pasi që kontrata e tij me Arminia Bielefelt skadoi pas rënies së klubit nga Bundesliga.

Amerikani Zack Steffen është për momentin zgjedhja e dytë dhe ai sapo ka nënshkruar zgjatjen e kontratës deri më 2025.

Stefan Ortega luajti të gjitha ndeshjet e Bundesligës sezonin e kaluar në përjashtim një për shkak të koronavirusit dhe pati paraqitje të mirë me klubin pavarësisht se përfunduan në vendin e parafundit.

Ai ishte në listën rezervë të Gjermanisë për Euro 2020 dhe më parë është lidhur me një kalim të Bayern Munchen si zëvendësues i Manuel Neuer. /GazetaExpess/