City ia bën “bajat” futbollin Newcastlet - Gazeta Express
string(38) "city-ia-ben-bajat-futbollin-neecastlet"

Sport

Gazeta Express

15/02/2025 18:09

City ia bën “bajat” futbollin Newcastlet

Sport

Gazeta Express

15/02/2025 18:09

Manchester City ka triumfuar 4-0 përballë Neëcastle United në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

Omar Marmoush e hapi llogarinë e golave të tij te kampioni në fuqi i Ligës Premier në minutën e 19-të, kur u asistua prej Ederson.

Në minutën e 24-të, Marmoush u asistua nga Ilkay Gundogan, për të dyfishuar rezultatin.

Lojtari që i kushtoi 70 milionë euro Man Cityt në këtë afat dimëror, kompletoi het-trikun e tij në minutën e 33-të, ndërsa Savinho ishte në rolin e asistuesit.

Me këtë tri gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua vetëm një gol.

Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga Citizens, por që nuk arritën të konkretizonin rastet si në 45 minutat e parë.

Fitoren e tyre e përmbylli goli i James McAtee, që u shënua në minutën e e84-të me asistimin e Erling Haaland.

Manchester City është ngjitur në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa në javën e 26-të takohen me Liverpoolin. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement