City fitoi me përmbysje ndaj PSG-së, kualifikohen të dy skuadrat - Gazeta Express
string(63) "city-fitoi-me-permbysje-ndaj-psg-se-kualifikohen-te-dy-skuadrat"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 22:52

City fitoi me përmbysje ndaj PSG-së, kualifikohen të dy skuadrat

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 22:52

Manchester City e ka mundur 2-1 PSG-në për t’i kualifikuar si lider i Grupit A. Pavarësisht humbjes, edhe PSG ka kaluar tutje.

Një xhiro para përfundimit të fazës së grupeve, Manchester City dhe Paris Saint Germain kanë prerë biletën për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

City e mundi PSG-në në ndeshjen direkte në Grupin A, duke u kualifikuar si lider me 12 pikë, derisa PSG si e dyta me tetë pikë.

Skuadrat dhuruan spektakël në ndeshjen që u zhvillua në Etihad Stadium.

Të parët në epërsi kaluan mysafiret, me golin e Mbappe në minutën e 50’.

Por, kjo vetëm sa irritoi vendasit që reaguan menjëherë.

Fillimisht, Raheem Sterling e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 63-të, dhe më pas shënoi edhe sulmuesi Gabriel Jesus, për të përmbysur gjithçka.

Ai shënoi për 2-1 në minutën e 76’, pas një super aksioni të vendasve, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit. /Gazeta Express/