City e synon thellimin e distancës sonte - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 14:45

City e synon thellimin e distancës sonte

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 14:45

“Citizens” do të mundohen ta mposhtin Wolverhamptonin për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Premierligë

Manchester City do ta hapë sonte xhiron e 27-të të Premierligës.

“Citizens” do të ketë punë me Wolverhamptonin, të cilin do ta presë në “Etihad Stadium”, shkruan Gazeta Express.

Skuadra e Pep Guardiolës do ta kërkojë trepikëshin e radhës, në mënyrë që të shkëputet edhe më shumë në krye të tabelës.

City aktualisht i ka 62 pikë, 12 më shumë se përcjellësi kryesor, rivali lokal, Manchester United.

Prandaj, çdo fitore tash e tutje do t’i afrojë “Qytetarët” me titull të kampionit.

Nga ana tjetër, Wolves do të ishin të kënaqur me një pikë në këtë udhëtim të vështirë.

Ndeshja në mes të Manchester Cityt me Wolverhamptonin do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express/